Bota do të kthehet në normalitet deri në fund të vitit 2022, ky është parashikimi i Bill Gates. Shefi i Microsoft në një intervistë për gazetën polake Wyborcza ka thënë se normaliteti do të kthehet nga vaksinat. Gates u shpreh se Covid ka shkaktuar një tragjedi të pabesueshme dhe shtoi se lajmi i mirë është nisja e vaksinimit.
“Deri në fund të vitit 2022 ne duhet të kthehemi plotësisht në normalitet“, citohet të ketë thënë Gates.
Reutersraporton se Gates përmes fondacionit të tij filantropik ka dhënë të paktën 1.75 miliardë Dollarë për përballimin e pandemisë Covid-19./Klan
A.B.