Rama në Twitter: Në Stamboll për shumë vaksina; O ia dalim, o ia dalim

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ndodhet në Turqi për të përfunduar marrëveshjen me distributorin turk për marrjen e vaksinave kineze anticovid. Me anë të një postimi në Twitter Rama shkruan se se do ia dalin në këtë betejë me pandeminë dhe nuk ka asnjë rrugë tjetër.

“Në Stamboll për shumë vaksina. O ia dalim o ia dalim, s’ka tjetër dhe po s’ia dolëm ne askush tjetër nuk ka si ia del dot”!- shkruan Rama.

Kujtojmë që qeveria ka bërë një marrëveshje me një kompani turke për sjelljen e vaksinave kineze. Kjo do bëjë që javën tjetër të fillojë vaksinimi masiv.

Para pak ditësh Kuvendi i Shqipërisë miratoi me ligj përdorimin e vaksinave Sputnik V dhe vaksinave kineze./Alsat

A.B.