Rama siguron 1 milion vaksina

Kryeministri shqiptar Edi Rama sapo njoftoi në Facebook se ka siguruar 1 milion vaksina gjatë vizitës së sotme në Turqi.

“Stamboll – Kemi siguruar 1 milionë vaksina të tjera 😍Kontraktuam për momentin gjysëm milionë doza brenda 60 ditësh😍 Sjellim sot në Tiranë 192 mijë 😍“, shkruan Rama në Facebook.

Proshuesi i vaksinave në fjalë nuk bëhet i ditur sepse qeveria shqiptare thotë se janë rezultat i një marrëveshje sekrete tregtare.

Vaksinimi në Shqipëri ka filluar prej kohësh.

A.B.