Vuçiç u kërkon shqiptarëve të ndalojnë kërcënimet

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i kërkon shqiptarëve të ndalojnë kërcënimet. Sipas kreut te shtetit serb Shqipëria e Madhe është një nga kërcënimet më të shpeshta, por Beogradi do të përgjigjet në mënyrë paqësore për të mbrojtur popullin.

“Sot jemi të kërcënuar me formimin e një Shqipërie të Madhe, por është detyrimi i jonë të jemi paqësorë dhe të kujdesemi për njerëzit tanë në Kosovë dhe Metohi. Mirëpo po  ju themi qartë të gjithë atyre të mëdhenjve dhe të fuqishmëve se nuk jemi aq të dobët se sa ishim. Unë thjesht u kërkoj atyre që të mos na kërcënojnë, të mos mendojnë se Serbia është thyer dhe se ata nuk do të kenë forcën të përgjigjen. Thjesht ju lutem, fqinjët tanë shqiptarë, mos na kërcënoni”, ka deklaruar Vuçiç.

Presidenti serb Vuçiç ka përsëritur edhe njëherë se nuk do të njohë  kurrë Kosovën.

Dhe unë do ta përsëris aq sa është e nevojshme, Nuk ka asnjë  mënyrë që ne të njohim Kosovën. Ne nuk kemi nevojë për atë njohje. Ne kemi nevojë për një kompromis, kemi nevojë për përmbushjen e të gjitha detyrimeve që ne dhe Prishtina kemi ndërmarrë, por në të vërtetë vetëm ne i kemi zbatuar ato{, shton Vuçiç.