Zaev: Bilall Kasami qartë tregoi angazhim e Qeverisë për zgjidhjen e problemit të shtetësisë

Kryeministri Zoran Zaev gjatë debatit në Kuvend ka deklaruar se Qeveria e kupton problemin me shtetësinë dhe po kërkon zgjidhjen e tij duke shtuar se bllokimi i Kuvendit nga opozita nuk është zgjidhje.

Zaev mes tjerash ka deklaruar: “Sot Bilall Kasami qartë tregoi angazhimin tonë për zgjidhje të problemit të shtetësisë”.

Kasami në konferencën për media ka deklaruar se bllokimi i kuvendit nga opozita shqiptare nuk zgjidh problemet dhe bëhet për pikë politike. Ai deklaroi se pushteti do ta shqyrtojë problemin dhe do të ofrojë zgjidhjen më të mirë të mundshme.

A.B.