​Kurti e Osmani bëjnë homazhe në Krushë të Vogël: Ky vend është një shembull i gjenocidit të Serbisë në Kosovë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe pretendejta për presidente, Vjosa Osmani në 22 vjetorin e masakrave bënë homazhe në Krushë të Madhe dhe në Krushë të Vogël. Kurti ritheksoi se qeveri do të angazhohen për drejtësinë ndaj familjeve, të rënëve e dëshmorëve që ranë për lirinë e vendit.

“Ky është një shembull i gjenocidit të Serbisë në Kosovë, kur ajo ushtronte terror mbi neve që të na shporrë nga toka jonë që nuk ua ka dashur askujt të keqen. Si qeveri do të angazhohemi si askush tjetër për drejtësi, për familjet e të vrarëve, humbjet që i kemi, për dëshmorët dhe martirët që paguan aq shtrenjtë për lirinë tonë”,tha Kurti.

Deputetja njëherit edhe pretendentja për presidente të vendit, Vjosa Osmani tha se nuk do të ndalen se kërkuar që të vihet drejtësia në vend për krimet që kreu Serbia në luftën e fundit në Kosovë.

“Kurrë nuk do të ndalemi në përpjekjet institucionale që drejtësia të vihet në vend […]do ta ngrisim zërin në çdo takim brenda e jashtë vendit dhe do të kërkojmë nga ajo përgjigje për cdo cështje që ajo po kërkon koncesion”,tha Osmani./KosovaPress

A.B.