Një 61-vjeçar shqiptar është arre*stuar nga policia italiane për shkak se është kapur me një sasi të madhe dro*ge.
Agjentët e Lorenteggio vunë re 61-vjeçarin shqiptar duke bërë lëvizje të dyshimta, pranë magazinës së një kompanie të braktisur përgjatë Via Cusago.
Pas vëzhgimeve, policia vendosi të ndalojë 61-vjeçarin shqiptarë ku në duar i gjet një dozë me një gram koka*inë si dhe 185 euro. Po ashtu iu gjetën edhe një seri çelësash me të cilët policët hynë në depo nga e cila burri ishte parë të hynte dhe dilte disa herë.
Nën timonin e një makine të parkuar pranë magazinës, agjentët gjetën një qese me 11 gram kok*ainë dhe në kërkimin pasues në magazinë, 18,6 kg hero*inë, gjysmë kilogram kokainë, 9 gram mari*huanë dhe 8, 5 kilogramë lëndë prerëse.
Në fakt, në depo, burri kishte instaluar një laborator të vërtetë dro*ge me përzierës, soba, tenxhere me presion dhe një shtypës hidraulik artizanal për paketimin e dro*gës në blloqe.
Përveç sasisë së madhe të dro*gës, policët e Via Primaticcio gjetën shumën prej 48,350 euro. Kërkimi u shtri gjithashtu në shtëpinë e 61-vjeçarit, ku agjentët gjetën dhe sekuestruan shumën shtesë prej 2 mijë eurosh./ABCnews.al
A.B.