Naser Eshtrefi u dënua me 13 vjet burg, për vrasjen e Angell Petkovskit shtatë vjet më parë në Gjorçe Petrov. Gjykata vendosi se ai e kreu vrasjen me paramendim. Eshtrefi do të qëndrojë në paraburgim derisa vendimi të bëhet i plotfuqishëm.
Për momentin nuk do të ishte mirënjohëse ta komentoja aktvendimin, nuk shpresoj se do të jetë i arsyetuar mirë dhe ne me siguri do ta përdorim të drejtën e apelit, të dhënë nga gjykata më e lartë”, tha Ivanka Jakimovska, avokate e Naser Eshtrefi.
Vrasja e Angellit ndodhi më 19 maj 2014 te klinika e syve në Gjorçe Petrov. Vrasjes i parapriu vjedhja e një biçiklete, nga oborri i familjes së Petkovskit. Babai i tij dhe Angelli e kapën Naserin te shëtitorja e Vardarit, dhe Angelli e njohu se ai ia kishte vjedhur biçikletën, pas së cilës kishte ardhur deri te përleshja fizike që përfundoi me vrasjen e Angellit./Alsat
A.B.