LSDM-ja fton të gjithë qytetarët të bëhen pjesë e regjistrimit të popullsisë. Në një komunikatë për mediat nga kjo parti thonë se regjistrimi është një akt patriotik, që çdo qytetar të kontribuojë në zhvillimin e atdheut të tij
“Operacioni më kompleks statistikor – regjistrimi i popullsisë dhe familjeve në vend do të kryhet pas gati dy dekadash, në përputhje me të gjitha standardet e Eurostat dhe të Kombeve të Bashkuara dhe në përputhje me protokollet për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve. Institucionet do të veprojnë në përputhje me rekomandimet e ekspertëve nga Komisioni për Sëmundjet Infektive. Regjistrimi, që do të mbahet muajin tjetër, është një akt patriotik. Duke marrë pjesë në regjistrim, çdo qytetar kontribuon në zhvillimin e atdheut të tij, të vendbanimit të tij”, thonë nga LSDM-ja.
A.B.