Nga looku-u joshës te titulli, Elvana Gjata zbulon detaje nga kënga e re

Pas këngës “Thirr’, e cila u kthye menjëherë në hit, këngëtarja Elvana Gjata ka gati një tjetër projekt që pritet të vijë së shpejti.

Vetë këngëtarja ka treguar detaje në lidhje me këngën. Këngëtarja ka ndarë në llogarinë e saj në Instagram dy foto që tërhoqën vëmendje e të gjithëve.

Elvana jo vetëm që tregoi pamjen seksi në videoklipin e saj të ri, por zbuloi edhe titullin e këngës.

“Loti” do të titullohet projekti që këngëtarja po sjell, për suksesin e të cilit jemi të bindur./MAPO

A.B.