Kryeministri shqiptar Edi Rama nëpërmjet një video mesazhi për të ftuar në pjesëmarrje nënregjistrimin e popullsisë shqiptarët e Maqedonisë, thotë se ata duhet të jenë krenarë për të arriturat e viteve të fundit.
“Historia që keni bërë falë vizionit sa patriotik aq edhe republikan te Ali Ahmetit dhe vizionit të liderëve politik që i dhanë jetë Platformës të ashtuquajtur me cinizëm nga penguesit e gkuhës tonë “e Tiranës” është një faqe e ndritur për liritë dhe të drejtat e shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, thotë Rama.
Ai më tej shton se nga numri i shqiptarëve të regjistruar do të varet fuqia kushtetuese e shqiptarëve në vend duke i ftuar ata të gjithë që të lejnë çfarëdo obligimi të përditshëm dhe të regjisteohen.
A.B.
A.B.