“Regjistruesit në grupet prioritare për vaksinim, vaksinat e tjera do të vijnë në periudhën e ardhshme”, tha Zaev

Kryeministri Zoran Zaev, sot gjatë vizitës së tij në Dellçevë, foli për vaksinat. Ai vuri në dukje se në ditët në vijim do të vijnë vaksina të tjera, përveç atyre nga AstraZeneka të njoftuara për të dielën.

“Është konfirmuar dje përmes sistemit Kovax për vaksinat AstraZeneka. Është hapi i parë i imunizimit masiv. 24 mijë vaksina, merret vetëm një dozë, që do të thotë se 24 mijë qytetarë do të vaksinohen. Këto ditë, vaksinat e tjera do të vijnë, por unë nuk do të doja të flisja para kohe,” tha Zaev.

Kryeministri vendosi regjistruesit në grupet prioritare të atyre që do të vaksinohen.

“Përveç punëtorëve shëndetësorë, të moshuarit dhe të sëmurët kronikë, regjistruesit gjithashtu duhet të vaksinohen, dhe natyrisht në grupet prioritare përfshihen oficerët e policisë dhe ushtria. Ne do ta ndjekim atë proces,” tha Zaev.

24 mijë doza të vaksinave pritet të mbërrijnë të Dielën, më 28 Mars nga AstraZeneka./Tv21

A.B.