December 5, 2022

Rikthehet Tuna, vjen joshëse në imazhin e fundit

Altuna Sejdi, e njohur nga të gjithë me emrin skenik Tuna ka kohë që po i mungon skenës së muzikës.

Kënga e fundit mbetet “Amoni” që ajo e publikoi në tetor të vitit 2019, dhe që prej atëherë nuk u pa më me ndonjë projekt të ri muzikor, shkruan “Kosovarja”.

Gjithashtu edhe ndarja nga Patris Berisha ka qenë shumë e përfolur në mediat rozë, pastaj vendimi i këngëtares për t’u kthyer të jetojë në Shkup bashkë me djalin, Tianin

Por, së fundi bukuroshja ka publikuar një fotografi, ku shihet shumë joshëse dhe në formë.

Si duket ajo është gati të bëjë rikthimin e saj në industrinë muzikore. /Kosovarja

A.B.