Shqipëria do të paguaj 10 dollarë për një vaksinë kineze

Qeveria e Shqipërisë ka akorduar për Ministrinë e Shëndetësisë një shumë prej 10 milion dollarësh për të siguruar dhe marrë vaksinat kineze Sinovac nëpërmjet kompanisë “Keymen Ilaç Sanayi ve ticaret”.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama ditën e djeshme njoftoi se Shqipëria nëpërmjet kontraktorit turk ka arritur të sigurojë 1 milionë doza.

Në fletoren zyrtare thuhet se fondi do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit.

Pagesa do të kryhet sipas marrëveshjes me distributorin turk për të blerë vaksinat kineze, të cilat pritet të jenë fillimisht në masën 1 milion doza që do të arrijnë në Shqipëri. Dje Shqipëria mori 192 mijë vaksina. Sipas Ramës brenda 60 ditësh do sillen në vendin tonë gjysmë milioni, duke theksuar se Shqipëria do t’ia dalë në përballimin e kësaj pandemie./Top Channel

A.B.