Kryeministri Zaev ka deklaruar se vonesa e arritjes së vaksinave në vend ka shërbyer për “të mirë” sepse është verifikuar efekti i tyre në shëndetin e qytetarëve, gjegjësisht mbi efektet e mundshme anësore që vaksina mund të jep. Një deklaratë të tillë kryeministri Zaev e tha derisa përgjigjej mbi çështjen e furnizimit me vaksinat Astra Zeneca të cilat duhet të arrijnë këtë të diel përmes mekanizmit Kovaks. Bëhet fjalë për 24 mijë vaksina dhe Zaev tha se ndërkohë se shpejti presin edhe vaksina të tjera.
“Ka një përparësi që jemi, ja të them, vend me vonesë të vaksinave. Vendet tjera anëtare të BE-së filluan përpara neve dhe ne patëm mundësinë të shohim përparësitë dhe dobësitë, dhe nga kjo mundemi të vijmë në konstatimin se të gjithë mund të konstatojmë se vaksinat janë të shëndetshme, se duhet t’i shfrytëzojmë të gjitha”, tha Zaev.