December 6, 2022

Kosovë / I vdes babai në QKUK, e raporton në Polici

Një pacient ka vdekur në QKUK, ndërsa djali i viktimës e ka raportuar rastin në Polici, duke pretenduar se nuk i është ofruar shërbimi i duhur mjekësor.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se të atin e kishte dërguar në spital rreth orës shtatë dhe rreth orës 11:30 ishte njoftuar nga mjeku se prindi i kishte ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./KosovaPress

A.B.