Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi vlerëson se anëtarësimi në NATO një vit më parë pë vendin tonë ishte historik dhe se korrektësia e atij vendimi u konfirmua edhe gjatë këtij viti dhe me siguri do të përforcohet edhe më shumë në vitet që vijojnë.
“Dora e mbështetjes dhe miqësisë që e shtrinë vendet anëtare në NATO, aleatët tanë, ishte një përfitim shumë i madh për sistemin tonë shëndetësor dhe menaxhimin e pasojave nga kriza e pandemisë. Jemi të bindur se ajo mbështetje do të jetë mbështetës i sigurt në sfidat e ardhshme që vijojnë sepse, kjo është motoja e NATO-s, gjithë për një dhe një për gjithë! Ne jemi të gatshëm të japim kmontributin dhe pjesën tonë në sigurinë kolektive dhe sigurinë e familjes së NATO-s”, vlerëson kreu i Kuvendit, Xhaferi.
A.B.