December 6, 2022

Mbi 2000 mijë persona nga Maqedonia sot u vaksinuan në Serbi

Më shumë se 2,000 shtetas të Maqedonisë u vaksinuan sot në Beograd. Numri i saktë i tyre nuk dihet akoma. Sipas disave prej tyre, ata pritën me orë të tëra para Panairit të Beogradit për vaksinimin e tyre.

Ndryshe nga Beogradi, radhët sot ishin shumë më të vogla në Nish, ku biznesmenët maqedonas u vaksinuan nga Oda Ekonomike. Ata thonë se organizimi ishte i shkëlqyeshëm dhe e morën vaksinën për 15 minuta. Gjithsej janë parashikuar 10 mijë vaksina pë biznesmenët nga i gjithë rajoni.

Dozën e dytë këto të vaksinuar do të mund ta marrin në vendin tonë, njoftoi sot ministri Filipçe.

Serbia nga ana tjetër ka hapur mundësinë për termine për personat nga vendet fqinje që duan të vaksinohen atje.

Në Serbi jepet vaksina Astra Zeneca.

A.B.