December 5, 2022

Mickovski shpalos kërkesat e takimit me Zaevin

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në takimin e ditës së hënë me kryeministrin Zoran Zaev do të shkon me kërkesa të qarta për shtyrjen e regjistrimit të popullsisë dhe formimin e Qeverisë së ekspertëve për të organizuar zgjedhjet lokale.

“Jo, un nuk po flas për koalicion të zgjeruar. Qëndrimi im ishte se duhet Qeveri ekspertësh e cila do t’i organizon zgjedhjet lokale ose Qeveri për unitet kombëtar e cila do t’i shërben shtetit. Nuk them se unë dua të jem, nuk duhet dhe nuk dua”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Në takim do të diskutohet edhe për Kodin Zgjedhor. Mickoski duket të jetë tërhequr nga ideja për zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me ato lokale. Sipas tij në lojë mbeten tre skenarë.

Do të bisedojmë. Mund si fillim të jenë vetëm lokalet dhe në bazë të rezultatit tyre edhe parlamentare. Janë tre skenarë: fiton pushteti, fiton opozita ose rezultat i barabartë. Në bazë të kësaj do të dihen hapat e mëtejmë”, pohoi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së./Alsat

A.B.