Osmani: Anëtarësimi në NATO krijon një vend të qëndrueshëm dhe të sigurt

Në këtë ditë vitin e kaluar, Republika e Maqedonisë Veriore u bë anëtare e 30 e plotfuqishme e NATO-s dhe kështu përmbushi një nga qëllimet më të rëndësishme strategjike të vendit, i cili jo vetëm që ndryshoi pozicionin e vendit në arenën politike dhe të sigurisë ndërkombëtare, por gjithashtu ndryshoi dinamikën rajonale politike dhe të sigurisë, tha sot Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani.

“Edhe ne, edhe qytetarët duhet të jemi krenarë sepse kjo gjeneratë u ka mundësuar brezave të ardhshëm që t’u lihet në trashëgim një shtet i qëndrueshëm, i sigurt dhe i prosperuar. Por dje gjithashtu shënuam një jubile tjetër, që është 20 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, që tregon se kemi një qëllim tjetër strategjik për të përmbushur, dhe ai është anëtarësimi në BE,” tha Osmani në një konferencë për shtyp pas takimit tematik me shefat e misioneve diplomatike dhe konsullore të akredituar në vendet anëtare të BE dhe përfaqësimet e përhershme në Bashkim dhe NATO./MIA

  1. A.B.