Punonjësit akuzojnë “Amazon”: “14 orë punë dhe urinim në shishe”

Amazon shkaktoi një bujë të enjten kur mohoi raportet se punëtorët e saj të shpërndarjes, janë detyruar të urinojnë në shishe për shkak të mungesës së qasjes në tualet, por një burim i brendshëm tregon që kompania ka qenë në dijeni të problemit për të paktën disa muaj.

Dokumentet e siguruara nga punonjësit në Amazon për Intercept treguan se një email i dërguar në maj 2020 paralajmëronte punëtorët për urinim në shishe dhe jashtëqitje në qese ndërsa ishin në punë.

Nuk është hera e parë që punëtorët në Amazon, i cili njihet për oraret e tij rraskapitëse, flasin për këtë problem aspak njerëzor.

Punëtorët më parë i kanë thënë për Guardian se kishin nevojë të urinonin brenda shisheve të ujit çdo ditë nga frika e humbjes së normave të dërgesave. Një forum në Reddit kushtuar shoferëve të Amazon, i cili, megjithëse është i pamundur të verifikohet plotësisht për vërtetësinë, tregon qindra komente nga shoferët që pretendojnë se ata shpesh duhet të urinojnë në shishe uji, si pasojë e mungesës së kohës për të shkuar në tualet, veçanëshit në gjatë periudhës së Covid ku u rritën dhe dërgesat.

“Ata nuk të detyrojnë vërtet që të urinosh në shishe,” tha Savannah për Insider, i cili u largua nga puna si shofer për një nga ofruesit e shërbimeve të dorëzimit të palëve të treta të Amazon. “Thjesht nuk ke kohë të shkosh në tualet.”

“Ata regjistrojnë gjurmët e lëvizjeve – sa herë ti ndalon, sa shpejt i jep makinës,” tha Enrique Sanchez, i cili punoi si shofer për tetë muaj në vitin 2020. “Është një kompani shumë agresive që ka gjeneruar kaq shumë të ardhura, fitime gjatë viteve të fundit, dekada – por e gjitha ka qenë në kurriz të keqtrajtimit të punëtorëve”, tha shoferi./Revista Kosovarja

A.B.