VIDEO / 23-vjeçari këput muskulin duke ngritur pesha

Disa pamjet tronditëse vijnë nga Anglia ku një i ri ka filmuar momentin e tmerrshëm kur këput muskulin e gjoksit, duke bërë ngritje peshash në palestër.

Videoja shokuese tregon pikërisht momentin kur muskuli i Ryan Crowley duket sikur kërcen, kur ai po ul shtangën në gjoks.

23-vjeçari u operua me sukses dhe po rekuperohet, por me shumë mundësi ky dëmtim do t’i shkatërrojë karrierën si “bodybuilder”./Top Channel

A.B.