Shtetet e Bashkuara përgëzuan mbërritjen e 24,000 dozave të vaksinës kundër KOVID-19 të prodhuesit Astra Zeneka. Dërgesa arriti në aeroportin e Shkupit këtë mëngjes dhe u prit nga Ministri i Shëndetësisë Venko Filipce i cili njoftoi fillimin e imunizimit masiv.
Me atë rast foli edhe Ambasadorja e SHBA në Maqedoninë Veriore, Kate Mary Burns.
“Jam e kënaqur që këto vaksina, këto doza shprese, të financuara nga qeveria juaj, arritën sot përmes KOVAKS. Të gjitha vendet kanë nevojë për qasje në vaksinat kundër KOVID-19 për të ndaluar pandeminë. Përhapja e shpejtë e KOVID-19 ka treguar se asnjë vend nuk mund ta menaxhojë vetë këtë sfidë globale”, tha Ambasadorja e SH.B.A. Kate Marie Burns./Tv21
A.B.