Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, shprehu bindjen se gjatë kësaj jave do të gjendet zgjidhje për pakon e pestë ekonomike.
“Jam i sigurt se këtë javë do të gjejmë zgjidhje gjatë kësaj jave. Ne si Ministri jemi të gatshëm të intervenojmë në zgjidhjen ligjore, duke i shtuar edhe afatet për aplikim në kuadër të komisioneve përkatëse në Kuvend”, tha Bekteshi para Ministrisë së Ekonomisë, transmeton TV21.
A.B.