Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë vaksinën anti covid, kështu duke u bërë personi i parë i cili vaksionohet në Kosovë me vaksinën Astrazenenca, e cila është dhuruar si donacion për Kosovën nga COVAX.
Pas marrjes së vaksinës AstraZeneca, 24 mijë doza të së cilës arritën mbrëmë në Kosovë, kryeministri Kurti tha se inkurajon edhe të tjerët që të marrin vaksinën kundër sëmundjes infektuese.
“Nuk jam këtu për privilegje, por të jap mesazhin dhe t’i inkurajoj ata që të vaksinohen”, tha Kurti.
A.B.