December 5, 2022

LDK mban sot mbledhjen e kryesisë, pritet të vendos nëse do ta mbështes Vjosa Osmanin

Sot pasdite pritet të mblidhet kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku pritet të diskutohet dhe vendoset nëse do ta mbështes Vjosa Osmanin për presidente ose jo.

Ndërkohë, është raportuar se kryetari i kësaj partie Lumir Abdixhiku dje është takuar me Vjosa Osnamin, gjë që ende nuk është konfirmuar.

Lëvizja Vetëvendosje po e konsideron çështje ditësh zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente të vendit. Në partinë e Albin Kurtin nuk po presin probleme në konstituimin edhe të institucionit më të lartë të vendit. Ndërkohë, janë kategorik kundër një kompromisi të mundshëm për zgjedhjen e presidentit, jashtë emrit të Vjosa Osmanit.

Ndërkohë, Abdixhiku ka mbajtur takim edhe më herët me pretendenten për presidente, Vjosa Osmani, ku kishte thënë se brenda pak ditësh Osmani do të marrë përgjigje nga Lidhja Demokratike e Kosovës nëse do ta mbështesin ose jo për presidente të vendit./KosovaPress

A.B.