Dy liderët e partive politike maqedonase Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski do të takohen në ora 13 në Klubin e deputetëve për të diskutuar për disa çështje, mes te cilave; funksionaliteti i Kuvendit, Kodi zgjedhor dhe situata aktuale me kovid-krizën.
Kryeministri kishte paralajmëruar se tashmë të dy partitë kanë dakorduar ndryshime të caktuara në Kodin zgjedhor të cilat do të bëhen të ditura pas takimit të sotëm.
Takimi vjen disa ditë pasi VMRO-DPMNE-ja pranoi të krijojë kuorum në Kuvend, vetëm për ligjet që kanë të bëjnë me pakon e pestë ekonomike.
A.B.