Seanca e 12-të e Këshillit të Sigurimit të Republikës së Maqedonisë Veriore do të mbahet nesër në Kabinetin e Presidentit Stevo Pendarovski. Tema e takimit do të jetë situata aktuale në lidhje me pandeminë.
Sipas Zyrës së Presidentit, përveç anëtarëve të Këshillit të Sigurimit, Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, do të marrë pjesë në seancë me ftesë të Pendarovskit.
“Në seancë do të diskutohet për situatën aktuale me pandeminë e Covid-19 në territorin e Republikës së Maqedonisë Veriore dhe masat dhe aktivitetet e institucioneve kompetente”, informoi Kabineti i Presidentit Stevo Pendarovski.
A.B.