Sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi ka qenë dje pjese e fjalimit në meshën festive të së dielës nga Papa Francesku në Bazilikën e Shën Pjetrit, i cili tha mes të tjerash se “djalli është duke përfituar nga koronavirusi”. Ai nuk u detajau më shumë, nëse fjalët e tij ishin figurative apo të drejtpërdrejta.
“Djalli po përfiton nga kriza e pandemise për të mbjellë mosbesim, dëshpërim dhe përçarje”, tha Papa në meshën e tij të së Dielës së Palmës, me sallën thuajse të zbrazur, prej kufizimeve të pandemisë.
E Diela e Palmës, që celebrohet të dielën para Pashkëve, edhe vitin që shkoi u krye në kufizime të ngjashme, por Papa pranoi se kësaj here njerëzit janë “më shumë nën presion pasi kriza ekonomike është rënduar./Top Channel
A.B.