Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski në takimin sotëm ranë dakord për shtyrjen e regjistrimit të popullsisë në terren ose regjistrimin derë më derë. Ai, sipas marrëveshjes së liderëve, do të realizohet nga data 5 deri më 30 shtator. Dy lideret arsyetuan vendimin me nevojën për imunizimin e regjistruesve dhe imunizimin masiv të popullsisë. Si rrjedhojë, do të shtyhen edhe zgjedhjet lokale dhe ata do të mbahen në gjysmën e dytë të muajit tetor.
Ata po ashtu kanë ra dakord që të inkurajojnë grupet e punës në Kuvend të arrijnë marrëveshje për Kodin zgjedhor, konkretisht për ndryshimin e modelit në një njësi zgjedhore, për lista të hapura të kandidatëve për këshilltarë komunash, për zgjedhje të kryetarëve të komunave në një rreth zgjedhor dhe për zbatimin e rekomandimeve të OSBE-ODIHR-së.
Mes Zaevit dhe Mickoskit u arrit marrëveshje edhe për zhbllokimin e Kuvendit. VMRO-DPMNE-ja ra dakord që të mbështesë të gjitha ligjet që kanë të bëjnë me procesin euro-integrues dhe menaxhimin e situatës me pandeminë.
A.B.