Të mërkurën nis vaksinimi i 20 mijë qytetarëve me Astra& Zeneca. Vaksinimi masiv do të fillojë me personat e moshës mbi 75 vjeçare. Imunizimi do të zhvillohet në 30 pika nëpër qytete të ndryshme të vendit, ndërkaq përmes mjekëve amë qytetarëve do të ju caktohet orari i vaksinimit. Ministri i Shëndetësisë tha se edhe ai do të vaksinohet me Astra&Zeneca por jo në këtë fazë, duke i siguruar qytetarët se e njëjta është e sigurt.
“Të gjitha vaksinat do të distribuohen nëpër qytetet e vendit. Konkretisht për vaksinën Astra&Zeneca rivaksinimi duhet të jetë pas tre muajsh, që do të thotë se tani të gjitha këto vaksina do të shfrytëzohen. Kemi njoftim se sasia e mbetur do të duhet të arrijë në prill”, tha Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë./Alsat
A.B.