Pas nisjes së shpërndarjes së dozave të para antiCOVID në Kosovë, ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka deklaruar se profesionistët shëndetësorë të Klinikës Infektive do t’i marrin vaksinat në klinikë, ndërsa 24 mijë vaksinat AstraZeneca e ardhura mbrëmë në Kosovë do të shpërndahen për 24 mijë qytetarë.
“24 mijë dozat që kanë arritura mbrëmë do të jepen për 24 mijë persona, duke filluar nga personeli shëndetësor dhe posa të mbarojmë me personelin shëndetësor, do të fillohet sipas listës sipas planit të vaksinimit me personat mbi 80-vjeç”, tha Vitia.
Lidhur me kontingjentin e vaksinave të ofruara nga Republika e Shqipërisë për mjekët e Kosovës, ministri Vitia tha se personeli shëndetësor në Kosovë do vaksinohet me dozat e AstraZeneca për shkaqe logjistike. Ai shtoi se megjithatë janë në bisedime me shtetin shqiptar për të shfrytëzuar këto vaksina për të vaksinuar kategoritë tjera./KosovaPress
A.B.