Zaev para takimit me Mickoskin: Regjistrimi mund të shtyhet

Regjistrimi i popullsisë mund të shtyhet, tha kryeministri Zoran Zaev për Tv Telma para fillimit të takimit të liderëve
Kjo marrëveshje pritet në takimin e sotëm të kryetarit të LSDM-së me atë të VMRO DPMNE-së, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski, i cili zhvillohet në Klubin e Parlamentarëve. Pandemia, vaksinat, si dhe prokurimi i pajisjeve të gjurmëve të gishtave që do të jenë pjesë e procesit të votimit, do të debatohet në takim pas çështjes së regjistrimit.

A.B.