Grubi: Nesër firmoset memorandumi për ndërtimin e Korridorit 8

Zv/kryeministri Artan Grubi informon se nesër do të firmoset memorandumi i bashkëpunimit me kompaninë ndërtimore të autostradave të Korridorit 8.
“Sot kisha kënaqësinë e madhe ta drejtoj mbledhjen e Qeverisë ku miratuam tekstin e memorandumit për bashkëpunim, përkatësisht ndërtimin e Korridorit 8 nga kompania amerikane Bechtel Enka.
Firmosja e këtij memorandumi do të bëhet gjatë ditës së nesërme në Shkup”, shkruan Grubi.
Pjesë e këtij projektit është ndërtimi i autostradës:
Tetovë-Gostivar
Gostivar-Kërçovë
Trebenishtë-Strugë-Qafë Thanë.
“Korridori i 8-të po bëhet realitet. Premtimet po realizohen.”, thotë Grubi.
A.B.