Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë testuar gjithsej 3.892 persona prej të cilëve rezultojnë 752 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Numri total i rasteve pozitive është 89.507 raste nga 422.380 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.858 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 665 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 73.983 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.666.
A.B.