Pas seancës së sotme të Këshillit të Sigurisë, Presidenti Stevo Pendarovski falënderoi Serbinë për vaksinimin e qytetarëve maqedonas fundjavën e kaluar, por tha se ishte një turp për vendin tonë.
“Ne pamë fotografi nga kjo fundjavë në Serbi, fotografi të tilla nuk duhet të përsëriten. Falënderojmë Serbinë, por është një turp për vendin,” tha Pendarovski.
Presidenti tha se Ministri i Shëndetësisë e informoi atë se imunizimi masiv i popullatës në vend fillon nesër, dhe Pendarovski ka kërkuar prej tij që imunizimi masiv të vazhdojë pa ndërprerje deri në vaksinimin e plotë të të gjithë qytetarëve në vend.
A.B.