Spasovski: Numri i personave pa shtetësi nuk është i madh

Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski ka deklaruar se në bazë të analizave të MPB-së, nuk është numri i madh i personave të cilët nuk kanë nënshtetësi.

“Kemi analiza edhe në një segment tjetër, nuk donë të thotë se janë disa numra të sakta deri në fund, do duhej pra kur të përfundoj procesi i ndryshimit të ligjit dhe për atë ka nevojë ose gejtja e mekanizmave të duhura, që vërtetë të vijmë në numra të saktë përmes paraqitjeve të caktuara. Megjithatë mendoj se ky nuk është numër i madh, që nuk kanë shtetësi dhe jetojnë në territorin e vendit. Nesër do të flasim në takim, pas takimit do të kemi informacione për atë se çfarë është folur, çfarë është dakorduar dhe cilat hapa duhet ndërmarrë”, deklaroi Spasovski.

Nesër në Kuvend pritet të ketë takim mes më shumë partive dhe institucioneve për të diskutuar për ligjin për shtetësi. 

A.B.