Terror në Tanzani: 45 njerëz vdiqën në turmë gjatë funeralit të presidentit

Policia e Tanzanisë njoftoi sot se 45 njerëz u vranë gjatë shkeljes në turmë më 21 mars gjatë funeralit të Presidentit John Magufuli.

Rrëmuja ndodhi ndërsa mijëra vajtues u përpoqën të hynin në një stadium në Dar es Salaam për t’i dhënë lamtumirë ish-udhëheqësit të tyre, i cili vdiq papritur në 17 Mars.

“Kishte shumë njerëz që donin të hynin në stadium, dhe disa ishin të paduruar. Ata u përpoqën të hynin me forcë dhe pasoi një shkelje masive, duke vrarë 45 vetë”, tha komandanti i policisë rajonale Lazaro Mambossa. Ai shtoi se pesë nga të vdekurit ishin nga e njëjta familje, ndërsa media lokale raportoi se një grua dhe katër fëmijë ishin shkelur për vdekje./SlobodenPeçat

A.B.