Fillon vaksinimi masiv, 85 vjeçari i pari mori vaksinën

Ka filluar mëngjesin e sotëm vaksinimi masiv në vendin tonë. 85-vjeçari Sotir Keleshovski është pacienti i parë që u vaksinua mëngjesin e sotëm ne Poliklinikën e Bukureshtit ne Shkup. Ai para dy ditësh ka marre njoftim nga mjeku ame për teminin e sotëm. I vaksinuari i parë kishte edhe një mesazh për të gjithë qytetarët, “duhet të vaksinohemi të gjithë dhe jo të kemi frikë nga vaksina”, tha ai pas vaksinimit, transmeton Alsat.

Të parit vaksinën do ta marrin personat mbi 77 vjet në 12 pika vaksinimi në të gjithë vendin.

A.B.