December 10, 2022

Takim mes përfaqësuesve të Qeverisë dhe opozitës shqiptare për ligjin për shtetësi

Në Kuvend ka filluar takimi mes përfaqësuesve të Qeverisë, konkretisht kryeministrit Zoran Zaev, ministrit të Brendshëm Oliver Spasovski, ministrit të Drejtësisë Bojan Mariçiq dhe ministrit të Bujqësisë Arjanit Hoxha, nga njëra anë si dhe opozitës shqiptare ASH-AAA, koordinatorit të grupit parlamentar Skender Rexhepi dhe deputetës Ilire Dauti, nga ana tjetër.

Në takim diskutohet për gjetjen e një zgjidhje të mundshme për ligjin për shtetësi. Opozita si propozues i këtij ligji ka bllokuar me 32 mijë amendamente një sërë ligjesh të tjera të cilat i kushtëzon me ligjin për shtetësi.

A.B.