Xhaferi: ASH-AAA penguan caktimin e seancës për shtyrjen e regjistrimit

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi ka njoftuar se të gjitha grupet parlamenare ishin dakord për caktimin e seancës për shtyrjen e regjistrimit, përveç Koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.

“Krahas këmbënguljes sime gjatë gjithë ditës për harmonizimin e qëndrimeve të të gjithë faktorëve politikë në drejtim të arritjes së marrëveshjes dhe mbajtjes së të dyja seancave në të cilat do të votoheshin Propozim ligji për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në vitin 2021 dhe Propozim Vendimi për vazhdimin e afatit të vazhdimit të gjendjes së krizës. Të giithë përfaqësuesit e grupeve parlamentare dhe përfaqësuesit e partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, shprehën gatishmëri për mbajțjen e seancave përveç Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës”, thuhet në njoftim.

A.B.