Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë një takimi në Rogozhinë konfirmoi se mësuesit e Kosovës do të vaksinohen në Shqipëri, pas kërkesës së kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.
Rama u shpreh se jemi krenarë që po ndihmojmë Kosovën dhe pas vaksinimit të mjekëve, do të nisë tashmë edhe vaksinimi i mësuesve.
“Ne jemi shumë krenarë që po ndihmojë edhe Kosovën, që po ndihmojmë mjekët e Kosovës. Më çoi një mesazh kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke më falënderuar dhe duke më thënë që meqë ata morën disa mijëra vaksina dhe do vaksinojë mjekët, do të dëshironte që ne të ndihmonim mësuesit. Po, i thash, patjetër. Ne do të japim ato që duhet dhe që mundemi që të vaksinohet edhe mësuesit e Kosovës. Sigurisht”, deklaroi Rama.
A.B.