Ambasadorja Bërns kujtoi opozitën shqiptare të jetë konstruktive

Ambasadorja amerikane Krejt Meri Bërns komunikoi sot me udhëheqësit e koalicionit opozitar shqiptar që vazhdojnë me bllokadat parlamentare. Në një komunikim virtual me drejtuesit e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, Zijadin Sela dhe Afrim Gashi, Bërns theksoi nevojën që ata të jenë një opozitë konstruktive dhe e angazhuar, njoftoi Ambasada Amerikane në Facebook.

“Ambasadorja Bërns inkurajoi të dy liderët të punojnë së bashku për të kapërcyer sfidat me të cilat po përballet vendi aktualisht”, thuhet në komunikatën e ambasadës së SHBA-së.

A.B.