Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi ka caktuar seancën e 38 për ligjin për regjistrimin e popullsisë dhe Kodin zgjedhor.
Të dyja nismat vinë pas takimit të liderëve Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski të cilët vendosën për shtyrjen e regjistrimit dhe realizimin e tij nga 5 deri 30 shtator. Liderët po ashtu vendosën për ndryshime në Kodin zgjedhor dhe me këtë nismë synohet t’i hapet rrugë përdorimit të terminaleve për shenjat e gishtave gjatë votimit. Partitë parlamentare një ditë më parë kaluan orë të tëra në koordinim për caktimin e seancës por nuk arritën marrëveshje për shkak të kundërshtimit të Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës.
Sipas ligjit për regjistrim që është në fuqi, regjistruesit duhet të ishin në terren duke filluar nga dita e sotme, deri më 21 prill.
Regjistrimi i diasporës në mënyrë elektronike i cili ka filluar më 1 mars, parashihet të mos ndërpritet dhe të mbetet i hapur deri në vjeshtë edhe nëse miratohet shtyrja e regjistrimit për më 5 deri 30 shtator.
A.B.