Enti i Statistikës nuk e fillon sot regjistrimin

Enti Shtetëror i Statistikës nuk do ta fillojë procesin e regjistrimit edhe pse ligji e obligon për këtë duke filluar nga dita e sotme. Ky institucion thotë se pret të konkretizohet paralajmërimi për shtyrje.

“Duke pasur parasysh situatën e re në lidhje me Regjistrimin 2021, dhe në përputhje me Ligjin për Regjistrimin e Popullsisë, Familjeve dhe Banesave në Republikën e Maqedonisë Veriore, 2021, deri në fund të procedurës në Parlament që pritet shumë shpejt, Enti Shtetëror i Statistikave nuk do të fillojë aktivitetet e regjistrimit në terren. Duke marrë parasysh që Regjistrimi është planifikuar të zgjasë 21 ditë, dmth deri më 21 Prill, Enti Shtetëror i Statistikave konsideron se ka kohë të mjaftueshme që të gjitha aktivitetet e planifikuara të regjistrimit të përfundojnë në kohë”, shkruhet në komunukatë.

Në periudhën gjatë pritjes së vendimit të Kuvendit, Enti thotë se do të kontrollojë edhe një herë të gjitha aktivitetet organizative dhe teknike në terren për të qenë edhe më e sigurt se gjithçka është gati për një fillim të mundshëm me regjistrimin në terren.

A.B.