Facebook dënon sërish Trump, fshin videon e tij nga platforma

Facebook ka hequr një video të ish-presidentit amerikan Donald Trump nga faqja e gruas së djalit të tij Lara Trump.

Gjiganti i mediave sociale ndaloi ish-presidentin Trump nga platforma e tij në janar pas trazirave nga mbështetësit e tij në ndërtesën e Capitol-it në Washington.

Lara Trump, një bashkëpunëtore e re e Fox News, postoi një video të saj duke intervistuar Z. Trump për një sërë çështjesh. Ajo më vonë postoi një ‘screenshot’ të një emaili që mori nga Facebook duke e paralajmëruar atë për ndalimin.

Lara Trump, e cila është e martuar me djalin e zotit Trump, Eric, në vend të kësaj postoi intervistën për shfaqjen e saj në internet The Right View në platformën video Rumble dhe u lidh me të nga faqja e saj në Facebook./Top Channel

A.B.