Gjatë ditës së djeshme, 730 qytetarë u vaksinuan në pikat e vaksinimit në të gjithë vendin. Çdo ditë, 30 deri në 55 njerëz vaksinohen në një pikë. Sipas të dhënave të Sistemit Termini im, interesi mes qytetarëve mbi 77 vjeç të cilët dje filluan procesin e vaksinimit është i lartë, d.m.th. vetëm 2% e qytetarëve që kishin një termin nuk morën vaksinën, informon Ministria e Shëndetësisë.
Vaksinimi i personave që i përkasin kësaj kategorie filloi dje në Shkup, d.m.th. në Poliklinikat Jane Sandanski, Çair dhe Bukuresht, në Qendrat Shëndetësore në Prilep, Ohër, Gostivar, Shtip, Kumanovë, Veles, Manastir, Strumicë dhe në spital në Kavadarci.
Vaksinimi do të fillojë nesër në qytete të tjera – Tetovë, Strugë, Negotinë, Kriva Pallanka, Vevçani, Vallandovë, Rostushë, Gostivar, Gjevgjeli, Dellçevë, Sveti Nikollë, Resnjë, Demir Hisar, Krushevë, Makedonska Kamenica, Kratovo, Kërçovë, Vinicë, Probishtipi, Dibra, Pehçevo dhe Makedonski Brod.
Vaksinimi bëhet në pikat ekzistuese të vaksinimit në shtëpitë e shëndetit nëpër qytetet në të gjithë vendin. Pikat janë të hapura nga ora 8 e mëngjesit deri në ora 8 pasdite çdo ditë nga e hëna deri të premten. Termini bëhet nga mjeku i familjes i cili është i detyruar t’i tregojë çdo qytetari në cilën orë duhet të vaksinohen dhe në cilën pikë vaksinimi.
A.B.