Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiç pret që sot Kuvendi të fillojë seancën për shtyrjen e regjistrimit të popullsis. Ai është i prerë se edhe pse regjistrimi duhet të kishte filluar zyrtarisht sot, askush nuk po shkel ligjin që ai nuk fillon.
“Askush nuk e shkel ligjin. Sipas standardeve të Eurostat, regjistrimi duhet të zgjasë rreth 15 ditë. Është e rëndësishme sipas ligjit ekzistues se kur është pika përfundimtare. Mund të fillojë edhe me disa ditë vonesë. Ne e dimë që ideja është që të shtyhet regjistrimi për në shtator”, tha Mariçiç për TV 24 News.
A.B.