Ramazani dhe Pashkët gjatë pandemisë, OBSH publikon rekomandimet

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dhënë rekomandime para muajit të Ramazanit dhe festës së Pashkëve.

Nga kjo organizatë shtojnë se në rast se mbahen organizime shoqërore gjatë kësaj periudhe, duhet të respektohen protokolle të posaçme.

“Pavarësisht nga vendndodhja, nëse është e mundur, çdo shërbim fetar duhet të mbahet jashtë, derisa duhe të jetë e kufizuar në pjesëmarrje dhe kohëzgjatje, me distancë fizike, ventilim, higjienë të duarve dhe përdorimin e maskës. Preferohet që njerëzit të festojnë me personat me të cilët jetojnë dhe të mos takohen me perona të tjerë”, thuhet në rekomandimin e OBSH-së.

“Nëse organizoni një tubim ose ngjarje të vogël, ndiqni rekomandimet lokale për numrin maksimal të pjesëmarrësve dhe merrni masa paraprake për të parandaluar përhapjen e COVID-19 midis të ftuarve”, thuhet mes tjerash në njoftimin e OBSH-së.

Sa i përket udhëtimeve gjatë kësaj periudhe, OBSH fton që të ndiqen rekomandimet e autoriteteve dhe të shmangen udhëtimet e panevojshme./Alsat

A.B.