Deputeti i Lëvizjes Besa, Bastri Bajrami nëpërmjet një statusi në Facebook i është përgjigjur kreut të VMRO-së, Hristijan Mickoski pasi dje deklaroi se “mërgata vetëm evindentohet e nuk regjistrohet”. Deputeti Bajrami i ka rikujtuar Mickoskit se ai është vetëm një ekzemplar i një politikani që qëndron në “raftin” politik me afat të skaduar. Gjithashtu ai ka thënë se mërgata nuk është vetëm numër faktor stabiliteti politik në vend por edhe faktor i zhvillimit ekonomik. “Tendencat e Mickoskit për regjistrimin e mërgatës shqiptare tregojnë se VMRO-DPMNE edhe mbas 30 vjetësh nuk arrin të pranon realitetin në Maqedoninë e Veriut. Ndërkaq Mickovski është vetëm një ekzemplar i një politikani që qëndron në “raftin” politik me afat të skaduar. E ndjej të domosdoshme tia rikujtoj se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, e sidomos mërgata, nuk janë vetëm faktor i stabilitetit politik por edhe faktor i zhvillimit ekonomik, që ndikojnë dukshëm në zhvillimin e këtij vendi. Prandaj mos guxojnë që të preken në këtë pjesë se pasojat as nuk mund ti imagjinojnë”, ka përfunduar Bastri Bajrami.
